Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale në Hong Hong

by ro ot
24/11/2019
in Aktualitet, Bota
0

Banorët e Hong Kongut votuan në shifra rekord të djelën në zgjedhjet lokale që shihen gjerësisht si një referndum de-fakto për protestat e fundit pro-demokracisë. Votuesit krijuan rradhë të gjata në qendrat e votimit, duke pritur me orë të tëra për të hedhur votën. Votuesit po zgjedhin më shumë se 400 anëtarë në 18 këshilla qarqesh që përbëjnë territorin e vogël të Hong Kongut.

Qyteti që është tronditur nga protestat, më në fund po merr pjesë në votime. Qendrat e votimit nëpër Hong Kong panë pjesëmarrje të mëdha të dielën herët, me votuesit e etur për të thënë fjalën e tyre pas disa muaj protestash dhe trazirash.

Votuesit po zgjedhin anëtarët e këshillit të qarkut, të cilët në të vërtetë nuk kanë aq shumë pushtet. Arsyeja kryesore që këto zgjedhje janë të rëndësishme është se janë zgjedhjet e para që kur filluan protestat antiqeveritare pesë muaj më parë.



Në orët e para të mbrëmjes të së dielës, sipas shifrave qeveritare, pjesmarrja e votuesve dukej se ishte dyfish më madhe se në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

“Kurrë nuk kam parë kaq shumë njerëz. Janë shumë votues,”– thotë një votues.

Në mbrëmje, shumica e rradhëve të gjata në qendrat e votimit u fashitën, por trotuaret aty pranë ishin të mbushura me kandidatët dhe mbështetësit e tyre që mbanin parulla në përpjekje për të bindur kalimtarët që të votonin.

“Jam lodhur por mendoj se është më e rëndësishme të luftosh,”­-thotë një votues i cili priti rreth një orë për të votuar në mëngjes dhe pastaj doli vullnetar për të treguar mbështetje për një kandidat pro-demokracisë në Qarkun Universitar.

Ai dhe shumë protestues i shohin zgjedhejt si një vazhdim i lëvizjes së protestave.

“Shumë njerëz duan ndryshim ndaj këto zgjedhje janë të rëndësishme,” – thotë ai.

Policia premtoi një prani të madhe të forcave të sigurisë në qendrat e votimit. Por jashtë shumë qendrave votimi nuk pati një prezencë të dukshme policiore. Në disa qendra të tjera, kishte automjete me forca të gatshme policie. Nuk ka patur njoftime për përplasje të mëdha.

Këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për një arsye më pak të dukshme.

Megjithëse anëtarët e këshillit të qarkut nuk mund të miratojnë ligje, ato ndihmojnë në përcaktimin e përbërjes së legjislaturës së Hong Kong-ut.

Dhe madje ndihmojnë në përcaktimin e shefit ekzekutiv të qytetit. Shefja e tanishme ekzekutive,Carrie Lam, ka mbështetjen më të ulët të përkrahjes së banorëve.

Ndësa shumë anketa tregojnë se protestat mbeten popullore, votimi i sotëm do të ndihmojë të përcaktojë nëse kjo është e vërtetë. /VOA/

Tags: Hong Kongprotesta

JU SUGJEROJME

Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Berisha: Rama dhe Tahiri, krime kundër njerëzimit në Lazarat
Aktualitet

Berisha: Fatkeqësia e vërtetë e Shqipërisë është Edi Rama, përveç Facebook-ut të tij, nuk ka funksionuar asgjë

23/01/2023
Next Post
Horoskopi/ Tensione dhe debate për të lindurit e kësaj shenje

Projekte dhe mundësi punësimi/ Horoskopi për ditën e sotme

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In