Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i cili denoncoi me fakte përfshirjen e kandidatit të PS në trafik droge, reagoi ndaj kryeministrit. Kujtojmë se Rama u shpreh se nuk mbante përgjegjësi për Valdrin Pjetrin, nëse ai ka kryer ndonjë akt të padenjë. “Deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht”, shrkoi Rama.
Në përgjigje të tij, Bardhi deklaron se “Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie”. Numri II i PD-së paralajmëron Kryeministrin se “lojës me larje duarsh i ka ardhë fundit!”
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Heshti për 11 ditë dhe tani po përsërit filmin që kemi parë me Elvis Roshin, me Arben Ndokën, me Mark Frrokun, me Armando Prengën, me Artur Bushin, me shume edirama kriminelë të veshur me pushtet.
Valdrin Pjetrin e emëroi Edi Rama, nuk u bë vetë as drejtor hipoteke, as prefekt, as kandidat për Kryetar Bashkie.
Lojës me larje duarsh i ka ardhur fundi!
Edi Rama është damkosur si kryeministri që promovoi krimin në parlament, qeveri dhe bashki.