Aktualitet

Absurdi/ Këshilli bashkiak i Shkodrës konstituohet të hënën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:39 - 16/08/19 |
mapo.al

Këshilli bashkiak i Shkodrës i dalë nga votimet e 30 qershorit do të konstituohet ditën e hënë. Mbledhja e parë do të zhvillohet në orën 11:00, në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”.






Në rendin e ditës janë tre pika, konstituimi i këshillit bashkiak dhe zgjedhja e organeve të drejtuese e përfaqësuese, zgjedhja e përfaqësuesve të këshillit të bashkisë në Këshillin e Qarkut Shkodër si dhe shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të bashkisë Shkodër.






Pikërisht te pika nr.3 është edhe absurditeti. Kjo pasi, edhe pse pritet të konstituohet këshillit bashkiak, nga ana tjetër nuk do të kemi betimin e kryetarit të ri. Kjo pasi, pretendenti për bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri, hoqi dorë nga marrja e detyrës një ditë më parë, pasi Partia Demokratike i zbuloi një dënim me burg në Itali për trafik droge.



Mbetet e paqartë sesi do të drejtohet Shkodra muajt në vijim, pasi mandati i kryebashkiakes aktuale, Voltana Ademi, sipas mazhorancës përfundon pikërisht ditën e hënë.



Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta u shpreh sot se nuk do të dekretojë datë të për bashkinë Shkodër, pasi për të është në fuqi dekreti i datës 13 tetor, si datë e ligjshme për zgjedhjet e pushtetit vendor.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas