Aktualitet

Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:54 - 17/09/21 |
mapo.al

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në orët e mesnatës në Tiranë.






Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, ku janë plagosur me armë zjarri një 20 vjeçar dhe një 19 vjeçar, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.


Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë Enis Sanxhaku dhe Noa Mato.







Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje.



“Rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.



Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas