Dy të reja kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pas një konflikti mes vajzash që ka çuar në përdorimin e armëve të ftohta.
Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se të arrestuarat janë G. S., 22 vjeçe dhe S. F., 25 vjeçe.
Gjatë një konflikti, për motive që nuk dihen ende, ato kanë goditur me thikë shtetaset T. Xh., 22 vjeçe, A. M., 23 vjeçe dhe F. R., 23 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.