Aktualitet

Plagosën pronarin e dyqanit, arrestohen dy të rinj në Sarandë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:54 - 05/05/20 |
mapo.al

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi kanë goditur me sende të forta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit një person.


Në pranga janë vënë shtetasit e identifikuar si A.Aleksi 30 vjeç dhe F.Kola 24 vjeç.


Kapja e tyre u bë në datën 4 maj rreth orës 14:30 në dyqanin e shtetasit të plagosur Sh.Sh 59 vjeç.


Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.


Dy te rinjtë akuzohen për plagosje të lehtë me dashje në bashkëpunim.


Etiketa: , ,

Pas