Një i ri 18-vjeçar me inicialet B.B., ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur pranë universitetit në zonën e Skelës, në qytetin bregdetar. Mësohet se, ka pasur disa të shtëna me armë dhe më pas është raportuar për një person të plagosur, i cili është dërguar në spital.
Policia ka shkuar në vend-ngjarje, por ende nuk dihen rrethanat dhe autori i mundshëm.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri: Brikelo Brahimaj, rreth 18 vjeç.
I plagosuri mësohet se është transportuar në spitalin Rajonal për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca policore.
Mbetet ende e paqartë dinamika dhe arsyet e ngjarjes.