Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.
I plagosur ka mbetur shtetasi Djego Hanaj dhe se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, para pallatit ku banon 36-vjeçari.
Hanaj i cili dyshohet se është plagosur në dorë me armë zjarri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.