Në orët e para të mëngjesit është paraqitu pranë spitalit të Sarandës 38-vjeçari Erlind Rumani, i cili kishte plagë në qafë të cilat dyshohen të jenë goditje me thikë ose kaçavidë.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr.3 pranë vendit të quajtur ‘Plazh i Ri’.
I plagosuri, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka marrë mjekimin në spital dhe më pas është larguar.