SHKODËR – Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se i plagosuri është një person i shpallur në kërkim dhe ngjarja ka ndodhur gjatë operacionit për arrestimin e tij.
I plagosur është identifikuar si Ardjan Narkaj, 52 vjeç, dhe është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është e rëndë. Ai u qëllua nga RENEA pasi refuzoi të dorëzohej si dhe ka bërë rezistencë.
Nuk është e qartë nëse 52-vjeçari ka hapur zjarr drejt forcave speciale.
52-vjeçari ka marrë një plumb në kofshë, një në gjoks dhe një në parakrah.
Ardjan Narkaj për policinë konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Burime pranë Policisë së Shkodrës bëjnë të ditur se 52-vjeçari ishte në kërkim për dy vrasje të kryera vite më parë.