Aktualitet

Shkodër, plagoset në një atentat ish deputeti dhe ish kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:20 - 29/11/21 |
mapo.al

Shkodër, plagoset në një atentat ish deputeti dhe ish kryetari i komunës së Velipojës, Pashko Ujka

Ish deputeti Pashko Ujka, i cili ka kryer edhe funksionin e kryetarit të komunës së Velipojës ne vitet 2011-2015, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e të hënës në një pritë, në afërsi të banesës së tij, në qendër të qytetit të Shkodrës.






Përmes një njoftimi, policia vendore bëri të ditur se, 64 vjeçari Ujka është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ai është dërguar në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet në kujdesin e ekipeve mjeksore.


Shërbimet e policisë dhe të prokurorisë ndodhen në vendin e ngjarjes me qëllim zbulimin dhe kapjen e autorit si dhe zbardhjen e rrethanave të atentatit.







Dyshimet e para rreth plagosjes së Pashko Ujkës lidhen me detyrën e tij si kryetar i komunës së Velipojës në periudhën 2011-2015, komunë kjo, që në atë periudhë, administronte një nga plazhet më të rëndësishme të vendit, atë të Velipojës.




Në zgjedhjet vendore të vitit 2011, Pashko Ujka u shpall fitues për postin e kryetarit të komunës së Velipojës si përfaqësues i Partisë Demokristiane, pjesë e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” . Ai arriti të mundë rivalin tij, kryetarin e kësaj komune, Nikollë Markun, përfaqësues i PD-së.



Gjatë legjislaturës 2005-2009, Pashko Ujka ishte deputet i PDK-së dhe kryetar i këtij grupi parlamentar, pjesë e koalicionit me Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e vitit 2009, ai doli si pjesë e Partisë Demokristiane që drejtohej nga Nikollë Lesi.

Nga Pellumb Sulo/ VOA

19



Pas