Aktualitet

Plagosi 32-vjeçarin në Vlorë, arrestohet pas dy javësh autori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:04 - 22/04/20 |
mapo.al

Pas dy javësh është arrestuar autori i plagosjes së 32-vjeçarit në Vlorë. Policia njofton se falë bashkëpunimit me qytetarët është vënë në pranga E. Sh., 36 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë.






E.Sh., dyshohet të jetë një nga autorët e implikuar në ngjarjen e ndodhur më 8 prill, në aksin rrugor Radhimë-Orikum, ku në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur me armë zjarri D. K.


Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme







Ngjarja




Më 8 prill, rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur ‘Nënstacioni i Radhimës’ si pasojë e një konflikti mbeti i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë. Policia identifikoi të dy autorët e ngjarjes dhe organizoi grupe të posaçme policore me qëllim kapjen e autorëve.



1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas