Aktualitet

Plagosi 5 besimtarë – Babai i Nikollit: U konvertua në mysliman, falej në xhami














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:47 - 19/04/21 |
mapo.al

Prononcohet për mediat babai i autorit të sulmit të sotëm në xhaminë “Dine Hoxha”, Tiranë, Niko Nikolli, duke hedhur dritë mbi plagosjen e 5 besimtarëve myslimanë.





Ai pohoi se i biri 34-vjeçar, Rudolf Nikolli, është një katolik i konvertuar në mysliman që ka ndjekur nga adoleshenca gjurmët e një hoxhe të njohur në zonën e vendlindjes, Klos.


Babai i të riut rrëfeu se së bashku me imamin Rudolfi ka udhëtuar para pak kohësh drejt Maqedonisë, ku u njoh më nga afër me komunitetin dhe fenë myslimane.





Ai gjithashtu tregoi se fill pas këtij udhëtimi, gjendja shëndetësore mendore e të birit u përkeqësua, duke kaluar kështu në depresion.



Duket se, Rudolfi vuante nga paranoja dhe se në fund të vitit të kaluar ndodhej i shtruar në spitalin psikiatrik të Tiranës.


Niko Nikolli tha se familjarisht jetojnë në kushte të vështira ekonomike, dhe se pikërisht për këtë arsye ka tentuar ta nisë drejt Italisë të birin. Por, sipas rrëfimit të tij, Rudolf Nikolli është kthyer mbrapsht nga autoritetet, për arsye që ende nuk dihen.

Risjellim në vëmendje se 34-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim nga Policia, prej datës 11 mars. Një muaj më parë, Rudolf Nikolli plagosi me thikë shtetasin Robert Kurti, në një terminal autobusësh në Tiranë.

Fjala e plotë e babait të Rudolf Nikollit:

I kam bërë letrat për ta çuar në Itali. Në Rinas e kanë kthyer pas. Ka qenë në rregull djali. E kanë pyetur: A ke qenë në Maqedoni? Po i ka thënë djali. Nuk ka qenë në gjendje se qysh e si. E kanë pyetur se çfarë date ka ikur apo ka ardhur, djali e ka harruar për momentin. Do ikte për Itali. Rinasi e ktheu dhe që aty çuni ka shkalluar. Ka ikur nga truri. Gjatë kohës që ishte i qetë, e kam pyetur: O bir pse je kaq i kaq i irrituar, më tha, babai më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Më ndjekin. Se kush janë ata njerëz që më ndjekin, s’e di. Tha, unë e di se do më vrasin, do më zhdukin, e ndjej. Tani ai ose e ka nga sëmundja, ose tamam e ndjekin. S’e di. Kur unë rrija i qetë me të, ai këtë llaf më ka thënë. Ai u çonte natën disa herë. Unë mendoj se ka pasur kërcënime. E kanë ndjekur njerëzit. Unë i kam thënë, nëse ke borxhe, ti paguan mami, sa lekë të jenë. Ai më ka thënë, më ndjekin shumë njerëz nga pas. E largova nga shtëpia tek stadiumi ‘Qemal Stafa’, i gjeta një tjetër me qira.

Gjasme sikur ishte vend i keq që e ndiqnin njerëzit. E pyeta, a të ndjek kush më? Ai më tha, vazhdojnë të më ndjekin po ata persona. Edhe ai tek ajo xhamia tek Rruga e Kavajës, rrallë herë ka shkuar me u fal. Ai ishte larguar prej xhamisë tek rruga e Kavajës, shkonte në xhami tjetër. I pata thënë, mos ik or bab në xhami. Meqë e sheh se nuk të duan njerëzit aty, se të thonë: Je kaurr e do me na prish. Këtë punën e xhamisë e ka vazhduar që në shkollë të mesme, të falmen që në shkollë të mesme. Kam parë njerëz që i kanë ardhur çunit tim afër, ishin nga Peshkopia. E njoh atë djalin dhe i kam shkuar dhe i kam thënë, mos të shoh më tek çuni im. Disa njerëz vinin pas çunit, nga Peshkopia. Çuni është i degraduar, ose e ka nga stresi që e kanë kthyer në Rinas. Kam 6 fëmijë, i kam rritur me shumë halle. Jam katolik. Kur erdhi kjo koha e demokracisë, një hoxhë që rrinte këtu i merrte fëmijët dhe tentonte t’i kthente fëmijët në myslimanë. Më pas nisi djali duke u falur. 

Vazhdoi shkollën për Frëngjisht në Tiranë. Bëri një dy vite, si mbaroi të gjitha. U merrte me pica, se nuk kisha shumë të ardhura. Erdhi këtu, më mori lekët që kisha unë dhe hapi një biznes në Peshkopi. Ndihmonte dhe lloj lloj robi. Ai iku dhe në Maqedoni. Aty nuk e di se ç’a i futën, pasi çuni nuk u bo rob mo. Kaloi në depresion. Para Vitit të Ri kaloi në depresion. I bëra letrat për të shkuar në Itali. Në kthim, në aeroport, ai kaloi në depresion. Edhe u mbyll. Ishte koha e COvid-it, kaloi dhe virusin. Para Vitit të Ri e takova unë. Ishte në spital. Ishte tek Pesa. I thashë doktorit, unë jam katolik, djali mysliman. I thashë dua ta marr në shtëpi djalin. Djali më tha, jam në rregull, do i pi ilaçet. Ai si kishte pirë. Ai ishte ngatërruar në terminal. Qe një djalë i mrekullueshëm. Ata ma falën çunin. I shkova dhe prokurorit dhe më tha, nuk ta jap letrën. Më tha, ku e ke çunin? I thashë e kam në spital. Ndërkohë unë e kisha në shtëpi. I kërkoj falje prokurorit. Tani unë kërkoj që çuni im e bëri këtë gjë, në vend të shenjtë, ai nuk është mirë me shëndet por nuk kishte asnjë lloj arsye.

Të ma bënte këtë punë çuni im nuk kishte asnjë arsye. I kërkoj familje atij prokurorit, por tek fëmija njeriu s’dika ç’a bëka. Kur e mora vesh në lajme, jam shumë i irrituar. Është më i miri nga të gjithë. Nga koha që është kthyer nga Rinasi pas, ai hyri në stres. E kaloi dhe Covid-in me shumë stres. Nga VIti i Ri është shtruar 5 herë në spital. I kam raportet këtu. I kam ilaçet akoma këtu dhe nuk m’i pi. Ai është gjeni. Të bëjë vaki që çuni im shkon e bën ashtu në vend të shenjtë, se pavarësisht se unë jam katolik, i kam dhënë të drejtë. Pasi unë gruan e kam myslimane dhe fëmijës i kam dhënë të drejtë. S’do me shku në kishë, shko në xhami, por si njerëz. 

Sulm me thikë te xhamia e Rrugës së Kavajës, plagosen 5 besimtarë-kapet autori

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas