Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 42-vjeçar, i cili akuzohet për plagosjen e dy personave.
Policia bën me dije se ditën e djeshme në ambientet e një lokali shtetasi me inicialet P.B. është konfliktuar me dy persona dhe më pas i ka qëlluar ata me kaçavidë.
Dy të plagosurit aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.