Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e shtetasit Redi Palushi, 22 vjeç, i shpallur në kërkim që prej muajit shkurt.
Palushi u shpall në kërkim për veprat penale “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim mbetur në tentative, dhe “Mbajtje pa leje të armeve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 78-25-22,278 të Kodit Penal.
Materialet proceduariale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.