Aktualitet

Plagosi fqinjin me thikë, arrestohet 31-vjeçari në Cërrik














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 21/07/21 |
mapo.al

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta në Cërrik. Burime nga policia bëjnë me dije se në fshatin Shalës, B. Sh., 31 vjeç ka plagosur me thikë fqinjin e tij B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.






Pasi shkuan në vendin e ngjarjes shërbimet e policisë kanë bërë të mundur arrestimin e autorit, i cili akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje”.


Njoftimi i plotë i Policisë
Plagosi me mjet prerës fqinjin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes.







Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :  Sherr me thika mes 16-vjeçarëve në Tiranë, njëri përfundon në spital 


Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.



Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , ,

Pas