Aktualitet

Plagosi Gëzim Bicin në Shkodër, lihet në burg autori, nuk pranon krimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:53 - 30/04/20 |
mapo.al

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Hasan (Bardh) Isufin, i cili akuzohet për plagosjen e Gëzim Bicit dy ditë më parë pranë urës së Bunës.


Masa e sigurisë është caktuar nga gjyqtarja Kostandina Kuro ndërsa burime për Mapo.al bëjnë me dije se Isufi nuk ka folur gjatë seancës gjyqësore.


Pala mbrojtëse ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” porn ë përfundim u caktua “arrest me burg”.


Kujtojmë se Bardh Isufi, plagosi me armë zjarri pasditen e së martës Gëzim Bicin pranë një ndërtese në Shkodër. Dyshohet se dy personat prej kohësh kishin konflikte pronësie.


Kujtojmë se Gëzim Bici mori dy plumba, një në dorë dhe një në qafë. Në gjendje të rëndë nga plagosja, Bici ka lëvizur duke dalë deri ne rrugën kryesore.

Në atë moment, kalimtarë të rastit kanë njoftuar ambulancën dhe më pas Gëzim Bici u transportua në reanimacion në Spitalin e Shkdorës.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas