Kronika

Plagosi me armë zjarri dajë e nip në Kurbin, vetëdorëzohet në polici autori





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:43 - 06/05/20 |
mapo.al

Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së dyfishtë mbrëmjen e të martës në Kurbin.


Bëhet fjalë për Aurel Shurbin 30 vjeç, i cili mësohet se ka pasur një konflikt tre ditë më parë me dy të plagosurit Agron Mema dhe Klevis Leka, 50 dhe 30 vjeçe.


Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur Ura e Drojës. Dajë e nip kanë marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet se janë jashtë rrezikur për jetën.


Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Në komisariat janë shoqëruar edhe babai, vëllai dhe daja i autorit të plagosjes, gjithashtu të përfshirë në konflikt.

Njoftimi

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi në Komisariatin e Kurbinit, i personave të përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh) , si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh”.

Rreth orës 20:10, në Mamurras, Kurbin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë plagosur me armë zjarri shtetasi A. M., 53 vjeç dhe nipi i tij shtetasi K. L, 29 vjeç, të cilët ndodhen për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë,  jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , , , ,

Pas