Aktualitet

Plagosi me thikë 19-vjeçarin, arrestohet i mituri në Kamëz








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 30/09/20 |
mapo.al

Një 16 vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është proceduar penalisht nën akuzën vrasje me dashje të mbetur në tentativë.


Sipas policisë është ndaluar i mituri me iniciale Shpresim Duraku, 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Endi Daku, 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.


Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Shpresim Duraku.


Njoftimi i Policisë:


Kamzë


Goditi me thikë një 19-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 16-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe një 34-vjeçar i përfshirë në konflikt.

Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D.

Aktualisht shtetasi E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas