Aktualitet

Thyen arrestin shtëpiak e plagos me thikë 31-vjeçarin, kapet i riu






               Publikuar në : 16:29 - 12/07/19 |
mapo.al

TIRANË – Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të premte në rrugën “Gjergj Legisi” në kryeqytet. Dashamir Musa, 29 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe ndonëse ndodhej në masën e arrestit shtëpiak ka dalë nga banesa dhe është konfliktuar me 31-vjeçarin Denis Bregu, duke e goditur këtë të fundit pesë herë me thikë. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Musa është arrestuar nga forcat e policisë të komisariatit nr.3 pak minuta pas ngjarjes. Mbeten të paqarta motivet e konfliktit mes të dyve.


Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3, vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 31 vjeçarit.



Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes ku mbeti i plagosur me thikë 31 vjeçari D.B, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 3 Tiranë, falë veprimeve të mirëorganizuara, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

• D. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”

Ndalimi i tij u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B.,31 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi D.M, në momentin që ka kryer këtë vepër penale ka qenë me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas