Është kapur në kohë rekord autori i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë, ku mbetën të plagosur babë e bir,
Policia ka arrestuar Ermir Hasa, 35 vjeç, i cili pas një konflikti të çastit goditi me thikë Shefqet Stafukën, 58 vjeç dhe Alban Stafukën, 30 vjeç
Pasi kreu aktin Ermir Hasa u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.
Ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Shefqet Stafuka mësohet se është më rëndë se i biri, sepse ka marrë plagë në bark.
Njoftimi i Policisë:
Fushë Krujë
Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Sh.S., dhe A.S
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i reagimit në kohë, kryerjes së veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasin E.H., 35 vjeç, i cili më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
LEXO EDHE: