Aktualitet

Plagosi me thikë tezen dhe bashkëshortin e saj, arrestohet 20 vjeçari në Korçë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:46 - 04/05/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar me armë të ftohta.


Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pendavinj të Korcës. Ndërkohë që të tjera detaje janë zbardhur për këtë ngjarje.


Mësohet se të plagosur kanë mbetur burrë e grua të cilët janë qëlluar nga nipi i tyre. Banorët e zonës thanë se autori ishte problematik.


“Kur e pamë djalin që doli ishte gjithë gjak. I shoqi është plagosur nga gjoksi ndërsa e shoqja në kokë. Djali nuk e ka të ëmën ai e ka teze të plagosurën”.


Ai ka rënë në prangat e policisë dhe është identifikuar si I. J rreth 20 vjeç.


Etiketa:

Pas