Aktualitet

Plagosi nënë e bir në Durrës- Policia: Kapet autori, sherr për një vend parkimi









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 23/02/21 |
mapo.al

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me plagosjen e kësaj mbrëmje në qytet.



Mësohet se një 45-vjeçar, është konfliktuar fillimisht me sende të forta me një 23-vjeçar për një vend parkimi.


Sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës nga 45-vjeçari Z.J., i cili plagosi të riun me një plumb në këmbë.




Ndërsa, një plumb ka prekur edhe të ëmën e të riut.



Dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.


Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar në komisariat autorin e krimit për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta,  shtetasi Z. J.,  rreth 45 vjeç, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Lexo edhe :  Makina përplas motorin në Fushë Krujë, plagoset rëndë drejtuesi

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,),  e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, një i plagosur

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas