Aktualitet

Plagosi nënë e bir për parkim – Në pranga i riu, në kërkim dy të tjerë, mes tyre vëllai














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:54 - 24/02/21 |
mapo.al

Zbardhet ngjarja e rëndë e mbrëmjes së kaluar në Durrës, ku u plagosën për një vend parkimi nënë e bir, Valbona dhe Flamur Çerma.





Është vendosur në pranga autori Ergys Juba, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe 2 bashkëpunëtorët e tij – vëllai A. Juba, 34 vjeç, O. N., 28 vjeç – si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër.


Fillimisht u dyshua se autor i kësaj ngjarje ishte Zyber Juba, vëllai tjetër i Jubës, por pas hetimeve rezultoi se autori është i prangosuri.




Policia bën të ditur se pas konfliktit të të vëllait me të birin dhe vëllain e Valbona dhe Flamur Çermës – O.Çerma – Ergys Juba ka qëlluar me armë zjarri drejt këtyre të fundit, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi  i Policisë:


Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbetën të plagosur me armë zjarri nënë e bir.

Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dyfishtë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shpallen në kërkim dhe 2 bashkëpunëtorët e autorit të ngjarjes, të cilët u përfshinë në konflikt, si dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një pune intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, bënë zbardhjen e saj dhe identifikimin e autorit kryesor të ngjarjes. Në bashkëpunim me DVP Elbasan u bë kapja dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 33 vjeç, banues në Peqin.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës, ka ndodhur një konflikt i çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, midis shtetasit O. Ç. dhe Z. J.

Si pasojë e goditjeve u lëndua shtetasi Z. J., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Më pas konflikti u përshkallëzua me përdorimin e armës së zjarrit dhe si pasojë mbetën të plagosur nënë e bir.

Fillimisht u dyshua se autor i kësaj ngjarje ishte shtetasi Z. J., por pas hetimeve të shpejta dhe profesionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Durrës , rezultoi se shtetasi E. J. (i arrestuar), pas konfliktit të ndodhur midis vëllait të tij, shtetasit Z. J. dhe O. Ç., ka qëlluar me armë zjarri drejt shtetasit F. Ç., 23 vjeç dhe shtetases V. Ç., 51 vjeçe (e ëma), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të hetimeve është bërë shpallja në kërkim e shtetasve A. J., 34 vjeç (vëllai i autorit) dhe O. N., 28 vjeç, pasi rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. J., kanë konsumuar veprat penale  “Vrasja e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”, si dhe u procedua penalisht shtetasi O. Ç. (vëllai i shtetasit F. Ç.), për veprën penale ” Dëmtime të tjera me dashje”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve shërbimet e Policisë kanë krehur zonën dhe kanë bërë të mundur gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori pas ngjarjes e kishte hedhur në distancë të largët nga vendi i ngjarjes.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas