Aktualitet

Plagosi Noizyn në mes të Prishtinës, kush është i riu që u vra nga i ati









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:06 - 27/01/21 |
mapo.al

Albert Krasniqi është i riu që u vra sot nga babai i tij në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ndërkohë që motivi ende nuk dihet.



Paraprakisht policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin si dhe ka sekuestruar armën e krimit, megjithatë ende nuk ka një deklaratë zyrtare.


Ndërkohë, Albert Krasniqi nuk është emër i panjohur. Pesë vite më parë ai plagosi në mes të Prishtinës pas një sherri reperin e njohur Noizy.




Gjithçka ndodhi më datë 13 shtator 2016 ndërsa dy vite më vonë dyshja edhe pse ishin pajtuar, gjykata i dënoi.



Noizy u dënua me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur dhe Krasniqi, personi i akuzuar për plagosjen e reperit u dënua me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Lexo edhe :  Mapo siguron pamjet - Momenti i ekzekutimit të 31 vjeçarit në Vlorë (VIDEO)

Sakaq,  Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën.

LEXO EDHE:

Biznesmen e lidhje me Missin – Kush është i riu që u vra nga i ati në Prishtinë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas