Policia ka arrestuar Mikel Lleshajn, 32-vjeçarin i cili plagosi me thikë efektivin e policisë Gëzim Osmanaj në qendrën e votimit nr. 0399 në Fushë-Arrëz
Mapo mëson se autori i plagosjes, Mikel Lleshaj, është person me precedent të mëparshëm penalë
Burime për Mapo bëjnë me dije se autori nuk kishte lidhje me procesin zgjedhor ndërsa raportohet se ai është bezdisur nga prania e efektivëve të policisë jashtë ambienteve të qendrës së votimit dhe ka pasur një konflikt çasti.
Sherri ka agravuar deri në përdorimin e thikës nga Mikel Lleshaj, duke palgosur efektivin e policisë Gëzim Osmanaj. Ky i fundit është dërguar me ambualncë për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Pukës. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE:
Plagosja e policit në Fushë-Arrëz/ Autori me precedent penal, si ndodhi sherri