Aktualitet

Plagosja e 20-vjeçares në Vlorë, autori udhëtoi nga Shkodra (EMRAT)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:22 - 25/09/21 |
mapo.al

Kostandina Zanaj, 20 vjeçe nga Berati, u qëllua sot me një plumb në këmbë jashtë ambienteve të një lokali në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi pak metra larg Poliklinikës. 






Dëshmitarët okularë zbardhin edhe dinamikën e ngjarjes. E reja ishte nxjerrë me forcë nga lokali nga një person i identifikuar më pas nga policia si Fadil Nikaj, 30 vjeç nga Shkodra. Pas debateve me të rënë, ai nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë dhe e qëllon atë në këmbë.


Por, në përpjekje për të ikur nga vendi i ngjarjes, Nikajt i bien nga xhepi edhe dy granata të cilat fatmirësisht nuk kanë shpërthyer.







30-vjeçari është arrestuar pak metra më tej nga Forcat “Shqiponja”. Ai po merret në pyetje nga policia ku pritet të japë dëshmi për shkaqet e ngjarjes.

Lexo edhe :  E rëndë në Vlorë/ Humb jetën 36-vjeçari, po ngarkonte materiale në makinë


Nuk dihet ende nëse dy të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin, apo 20-vjeçarja përndiqej nga 30-vjeçari nga Shkodra, i cili mëngjesin e sotëm ka udhëtuar drejt Vlorës.



Reagimi i Policisë

Është marrë një telefonatë, ku thuhej se janë dëgjuar krisma me armë në një lokal në afërsi të “Ambulancës”.

Falë reagimit të shpejtë të strukturave të policisë, të Forcave Shqiponja dhe shërbimeve të policisë gjyqësore që kanë qenë në afërsi të vendit të ngjarjes është bërë neutralizimi i personit të dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri.

Është sekuestruar arma dhe personi aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. 

LEXO EDHE: 

Po debatonin në lokal/ Si u plagos vajza në Vlorë, autori kishte edhe granatë

146


Etiketa: , , , ,

Pas