Zbardhen të tjera detaje nga plagosja me armë zjarri e pronarit të fasonerisë, Arben Dedja në Fushë Krujë
Gazeta Mapo mëson se policia ka shoqëruar në komisariat disa persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
Gjithashtu, burime për Mapo bëjnë me dije se policia ka sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e autorit/ëve.
Sakaq, janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Fushë Krujës për kapjen e autorit/ëve. Të njëjtat burime, raportojnë për Mapo se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti.
Dedja, ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa aktualisht raportohet se ai ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmë mjekësore.
Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë, plagoset pronari i një fasonerie