Aktualitet

Plagosja e çiftit në ‘Allias’/ Autorët me armë dhe maska tentuan t’i grabisin brenda në vilë (FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:43 - 19/01/20 |
mapo.al

Një çift bashkëshortësh është plagour këtë mbrëmje në Allias. Të dy u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Traumës ku ndodhen në gjendje kritike. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për P.L., dhe A.L.


Burime për Mapo.al raportojnë se çifti i bashkëshortëve ka rënë pre e një grabitje në vilën e tyre. Mapo.al mëson se çifti merret me tregti mielli si dhe kanë një furrë buke.


Persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e çiftit për grabitje dhe i kanë plagosur. Ende nuk dihet çfarë kanë vjedhur. E gjithë ngjarja ka ndodhur në banesë. Identiteti i autorit/ëve ende nuk bëhet me dije por mësohet se policia është vënë në kërkim të tyre.



 


Njoftimi i policisë 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.

Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes

 

LEXO EDHE: 

Të shtëna me armë zjarri në ‘Allias’, plagosen burrë e grua

 

 


Etiketa: , ,

Pas