Kronika

Plagosja e dy personave në Durrës – Armando Baboçi humb jetën në duart e mjekëve (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:27 - 18/09/20 |
mapo.al

Mapo mëson se ka ndërruar jetë në Spitalin e Durrësit, Armando Baboçi, i cili u plagos së bashku me Erald Gjinin këtë mbrëmje në Durrës.


Burime për Mapo, raportojnë se bluzat e bardha, menjëherë pas mbërritjes në spital, e futën në sallën e operacionit Armando Baboçin, por ai nuk arriti të mbijetojë.


Plumbat e prekën 39-vjeçarin në organet jetësore, ndërsa Erald Gjini, raportohet se ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirësisht është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.


Policia, ka shoqëruar në komisariat 6 persona në lidhje me ngjarjen. Blutë e qytetit bregdetar raportojnë se mes tyre ndodhet edhe autori i krimit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.


LEXO EDHE: 


Mapo siguron pamjet nga vendngjarja, kush janë dy të plagosurit në Durrës (EMRAT+DETAJE)

 

 


Etiketa: , , , , ,

Pas