Aktualitet

Plagosja e dy të rinjve në Tiranë, identifikohen autorët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:10 - 13/10/21 |
mapo.al

Identifikohen autorët e ngjarjes së sotme në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet.






Sikurse abcnews.al ka raportuar, Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.


Dy të rinjtë kanë marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhen në spital, ku po marrin trajtim mjekësor.







Një sherr mes disa të rinjve agravoi në përdorimin e armëve. Mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë ka pasur një përplasje fizike mes tyre. Dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë rreth 5 persona. Më pas situata shkoi deri në përdorimin e armëve, ku mbetën të plagosur dy të rinjtë.




Sakaq, policia ka identifikuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.



55


Etiketa:

Pas