Aktualitet

Plagosja e dy vëllezërve në Shkodër- Policia: Rrethanat të paqarta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:25 - 20/03/21 |
mapo.al

Policia ka reaguar në lidhje me plagosjen me armë zjarri të dy vëllezërve këtë mbrëmje në Shkodër. Blutë e qytetit shprehen se rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/ëve.






Njoftimi i plotë i policisë Shkodër


Shkodër/informacion paraprak







Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.



Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.



Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

Lexo edhe

Kris arma në Bardhaj të Shkodrës, plagosen dy persona

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas