Kryesore

Plagosja e gardianit në burgun e Peqinit, policia arreston autorin dhe jep detaje








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:09 - 28/04/20 |
mapo.al

Është arrestuar personi i cili plagosi me armë zjarri një gardian në burgun e Peqinit mbrëmjen e sotme. Policia bën me dije se ka gjetur dhe armën tip kallashnikov. Autori është identifikuar si Gazmend Kaseja 35 vjeç.



Si ndodhi ngjarja


Një grup personash janë konfliktuar në ambientet e jashtme të burgut. Në një moment, një prej tyre qëlloi me armë zjarri dhe plumbi qorr depërtoi në ambientet e burgut duke plagosur gardianin Idajet Paja 41 vjeç i cili është jashtë rrezikut për jetën.



Gardiani ndodhej sëbashku me kolegët në ambientet e burgut. Policia po bën krehjen e zonës për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.



Ndërkohë, uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.


Çfarë thotë policia:

Peqin

Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen ku u lëndua lehtë nga një plumb qorr, një punonjës i IEVP Peqin.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i cili ka qëlluar në ajër në një kodër të fshatit Progër.

Lexo edhe :  Rrihen me njëri-tjetrin, arrestohen atë e bir në Vlorë

Policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën me të cilën autori ka qëlluar në ajër.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe punës të mirëorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Peqin, i shtetasit G. K., 35 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, në kodrat e fshatit Progër, Peqin, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe për pasojë u lëndua lehtë nga një plumb qorr, shtetasi I. P., punonjësi i IEVP Peqin.

Po si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë gjetën në automjetin e autorit të dyshuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër ky shtetas.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

LEXO EDHE: 

Konflikti me armë zjarri në Peqin, plumbat përfundojnë brenda burgut

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas