Aktualitet

Plagosja e ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, rrethohet zona, Mapo siguron pamjet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:23 - 04/09/21 |
mapo.al

Gazeta Mapo ka siguruar pamje nga vendngjarja ku u plagos me armë zjarri Nikolin Huba, në Shkodër.






Siç shihet dhe në pamjet e siguruara, policia ka rrethuar zonën me shirit, ndërsa blutë e qytetit njoftojnë se kanë nisur hetimet.


Ish-kreu i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba, ka marrë dy plumba në këmbë, ndërsa ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.







Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ky i fundit u largua me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa identiteti i tij ende nuk dihet.



Sa i përket të plagosurit, Nikolin Huba, aktualisht është anëtar i Këshillit Bashkiak dhe punonjës në Hidrocentralin e Komanit, ndërsa më herët ka qenë ish-kryetar i PS në Vaun e Dejës.

Lexo edhe :  Konferenca Rama-Merkel më pak se 40 min dhe 'protesta' e gazetarëve nga Kosova


LEXO EDHE:

Plagosja me armë, Policia e Shkodrës: Autori në kërkim, rrethanat të paqarta

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas