Aktualitet

Plagosja e Kaçorrit në Tiranë – Shpallet në kërkim edhe vëllai i Klajdi Kodrës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:43 - 27/05/21 |
mapo.al

Policia ka reaguar sërish në lidhje me plagosjen e Reginaldo Kaçorrit në mes të Tiranës. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në kërkim është shpallur edhe vëllai i Klajdi Kodrës, Aldo. Dy vëllezërit dyshohen si autorë të plagosjes së 19-vjeçarit sot në Tiranë. Gazeta Mapo ka siguruar edhe foton e Aldo Kodrës






Kujtojmë se Kaçorri mori një plumb në bark pas sherrit që pati në një lokal me dy vëllezërit Kodra. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa aktulisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.


Dy vëllezërit Kodra janë djemtë e nënkampiones së qitjes Lindita Kodra.





Njoftimi i Policisë



Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorë të plagosjes me armë zjarri të 19-vjeçarit R. K.



Në vijim të informacionit të dhënë më parë për plagosjen me armë zjarri të shtetasit R. K., ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, ju informojmë se:

Lexo edhe :  Plagosja në mes të Tiranës, Jaupaj: Qëlloi një person, kanë nisur hetimet

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe shpallja në kërkim e tyre.

Dyshohet se shtetasi A. K., në bashkëpunim me vëllanë e tij shtetasin K. K., gjatë një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri 19-vjeçarin R. K.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po ushtrojnë kontrolle dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

LEXO EDHE:

Djali i nënkampiones së qitjes, kush është Klajdi, autori i plagosjes në Tiranë

23


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas