fbpx

Rajoni

Plagosja e menaxherit Elshani/ A është një sulm nga vëllezërit Aliu?






               Publikuar në : 19:34 - 17/05/19 |
mapo.alm

Një vit më parë vëllezërit rreperë “Mozzik” (Gramoz Aliu) dhe “Getinjo” (Getoar Aliu) ishin në qendër të vëmëndjes nga mediat pasi u larguan nga kompania muzikore “On Records”, të cilët ishin nën menaxhimin e Met Elshanit, ku ky i fundit u plagos me armë zjarri ditën e sotme në lagjen “Dardania” në Kosovë nga disa të rinj.


***



Çfarë ndodhi një vit më parë?

Të shumta ishin reagimet e dy artistëve dhe menaxherit Met Elshani, ku akuzonin njëri tjetrin për mashtrime.

Projektet muzikore të dy vëllezërve u fshinë nga kompania ku ata ishin pjesë dhe çështja e tyre shkoi në gjykatë. Menaxheri Met Elshani ka folur rreth kësaj çështje duke thënë se pritej të aprovohej kërkesa për masën e sigurisë ndaj dy vëllezërve, por më pas nuk u bë me dije asgjë prej tij se ç’ndodhi më tej.

“Ne jemi kundër atyre artistave, të cilët në momentin që kanë depërtuar në treg, ikin në mënyrë të pahijshme, pa biseduar me menaxherët. Mozzik dhe Getinjo kanë bërë një gjest shumë të pahijshëm duke qëndruar në një hotel luksoz në Stamboll dhe kanë nxjerrë një shkrim se nuk janë më në “On Records” pa ditur asgjë kompania, pra dolën nga kompania pa diskutuar me ne. Veprimi i tillë na ka shtyrë ne që të përballemi me gjyq”. “Për momentin po merremi me kërkesën për masën e sigurisë, e cila nuk është aprovuar ende. Datë të caktuar për seancat kryesore nuk kemi ende. Më vjen mirë që vazhdojnë me mbrëmje muzikore e koncerte pasi disi duhet të mi kthejnë paratë e mia”, deklaroi Meti asokohe për SevenBizz.

Por a mund të jetë plagosja e Met Elshanit sot një sulm nga vëllezërit Mozzik dhe Getinjo? E gjithë kjo ngjarje pritet të hetohet dhe zbardhet nga organet e drejtësisë në Kosovë.

 

***

Çfarë shkruante Mozzik pas reagimeve të kompanisë “On Records”

Image result for mozzik dhe getinjo largohen nga on records

Lexo edhe:

Plagoset ish-menaxheri i këngëtares Kida, katër të arrestuar


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas