Aktualitet

Plagosja e policit në Berat, arrestohen tre vëllezër, në kërkim i katërti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:15 - 15/04/21 |
mapo.al

Tre vëllezër janë arrestuar nga policia ndërsa është shpallur në kërkim i katërti pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar me një çift bashkëshortësh dhe më pas kanë plagosur në këmbë një efektiv policie






Sipas bluve, në pranga janë vënë Gerald Marini, 38 vjeç, Marjus Marini, 42 vjeç dhe Arjan Marini, 40 vjeç ndërsa po punohet për kapjen e vëllait të tyre Armando Marini.


Mbrëmjen e djeshme, pas konfrontimit fizik që vëllezërit kanë pasur me A.Mema dhe bashkëshorten e tij O.Mema, policia është përpjekur të neutralizojë situatën. Por pasi e kanë goditur, vëllezërit kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit efektivit Julian Xhahalili.





Gjatë përplasjes, arma është shkrepur duke plagosur efektivin Xhahalili, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.



Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.



LEXO EDHE: 

Sherr në një lokal në Berat, plagoset në këmbë polici

1


Etiketa: , ,

Pas