Aktualitet

Plagosja e rëndë në Peqin, kush është autori dhe objektivi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:00 - 29/05/20 |
mapo.al

Zbardhet dinamika e plagosjes me armë zjarri në Peqin. Burime për Mapo, bëjnë me dije se i plagosur në gjendje të rëndë mbeti Besmir Hakballa. Dyshohet, se ndaj Hakballës u qëllua për larje hesapesh nga e kaluara. Policia njofton, se vetëm pak minuta pas ngjarjes, është arrestuar autori i dyshuar me mbiemër Mezja.


Si ndodhi ngjarja


Të shtënat me armë u dëgjuan rreth orës 20:10 në qendër të qytetit të Peqinit, çka shkaktoi panik tek qytetarët e pranishëm. Mezja, ka qëlluar drejt Hakballës me armën e zjarrit tip pistoletë duke i shkaktuar plagë të rënda.


Në atë moment, autori Mezja, është larguar nga vendngjarja, por arratisja e tij nuk zgjati shumë pasi u arrestua nga policia.


Hakballa është dërguar në fillim me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por më pas është drejtuar drejt Traumës në Tiranë.

Dyshimet

Besmir Hasballa është një emër i njohur për Policisë. Sipas burimeve për mediat, në vitin 2008, Hasballa sëbashku me të atin dhe dy miq të tjerë, janë akuzuar si pjesë e një atentati po në qendër të Peqinit, ndërsa sot, thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive banale por nuk përjashtohet pista e larjes së hesapeve nga e kaluara. 31-vjeçari Besmir Hasballa, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.

I plagosuri ka qenë i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e banesës së Skënder Zeqirit rreth një vit më parë në Peqin, ku në bashkëpunim me dy të tjerë grabitën 65 milionë lekë të vjetra në lagjen Xhami.

Jo vetëm Hasballa, por edhe autori Mezja, njiheshin si persona problematikë. Të tjera burime për mediat, thonë se Hasballa është dhëndër i Tan Kateshit, të dënuarit me burg përjetë. Kateshi dyshohet si një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Peqin

Plagosi me armë zjarri një 31 vjeçarin në Qytetin e Peqinit , Policia në kohë reale identifikoi autorin.
Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B.H., 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: 

Lajmi i Fundit/ Të shtëna me armë zjarri në Peqin, një i plagosur (Emri)

 


Etiketa: , , , ,

Pas