Aktualitet

Plagosja e të riut në Korçë – Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:29 - 03/03/21 |
mapo.al

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët që  kanë plagosur dje, pas një sherri, 30-vjeçarin Igli Qanin, në Korçë.





Mësohet se bëhet fjalë për të identifikuarit me inicialet L.D. (33 vjeç), banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E.D. (27 vjeç), banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E.N. (20 vjeç), banues në Korçë.


Mbrëmjen e djeshme tre të rinjtë janë konfliktuar fillimisht fizikisht me 30-vjeçarin Qani, më pas e kanë goditur me sende të forta dhe armë, duke e lënë të plagosur rëndë.




I riu është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Risjellim në vëmendje se Igli Qani është një person me precedent të mëparshëm penal; në gusht të vitit 2019 është arrestuar për “armëmbajtje pa leje”.

Lexo edhe :  "Shpërdorim detyre"-Braimllari kallëzon Peleshin dhe tre drejtorë në Korçë

*Në fotografinë e mësipërme, Igli Qani

LEXO EDHE:

Person me precedent penal, ja kush është 30-vjeçari që u plagos në Korçë (EMRI)

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas