Aktualitet

Plagosja me armë, Policia e Shkodrës: Autori në kërkim, rrethanat të paqarta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:57 - 04/09/21 |
mapo.al

Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku mbeti i plagosur Nikolin.H, 54-vjeç.






Mësohet se plagosja ka ndodhur rreth 10:15, në afërsi të Shkollës Pyjore. I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe është banues në Vaun e Dejës.


Policia thotë se vijon puna për kapjen e autorit.







Njoftimi i policisë:
Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.



Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.



Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Lexo edhe :  Plagosën 44-vjeçarin, arrestohen babai dhe dy djemtë në Tropojë

LEXO EDHE:

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 54-vjeçari, detajet e para (EMRI)

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas