Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, zbulohet emri i shënjestrës







               Publikuar në : 08:45 - 27/05/19 |
mapo.al

Një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Gurra”. Sipas Policisë i plagosuri është Ridvan Koca, banues në Lezhë. Ai  është dërguar në  spitalin Rajonal të Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar për ngjarjen. Të shoqëruarit kanë qënë të pranishëm në momentin që ka ndodhur plagosja brenda lokalit. 35-vjeçari Ridvan Koca , ishte duke qëndruar në lokal, ku një person është afruar dhe e ka qëlluar me pistoletë në këmbë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas