Bëhen me dije detaje të reja nga incidenti që ndodhi pasditen e së dielës në qytetin e Korçës, ku si pasojë e një konflikti mbeti i plagosur një person. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 3 në Korçë. I plagosuri është 67-vjeçari D.M, banues në Korçë, i cili është goditur disa herë me kaçavidë pas një sherri për motive të dobëta. I moshuari ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë
“Në lagjen nr 3 në Korçë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta shtetasi D.M, 67 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.