Aktualitet

Plagosja në Allias/ 15 të shoqëruar si dëshmitarë, mes tyre vajza e çiftit Laze








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:40 - 19/01/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën ‘Njazi Meka’, ku dy persona janë plagosur me armë zjarri. Sipas informacioneve të plagosur kanë mbetur burrë dhe grua Petrit dhe Afërdita Laze, të cilët janë qëlluar nga dy persona në tentativë grabitjteje.


Në banesë përveç çiftit ka qenë dhe vajza e tyre 17-vjeçe e cila tashmë po jep dëshminë para policisë, ndërkohë djali i çiftit Laze nuk ka qenë i pranishëm në banesë në momentin e ngjarjes.


Gjithashtu bëhet e ditur se grabitësit janë ndihmuar dhe nga një person i tretë. Policia vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë deri në këto memonete janë shoqëruar në komisariat 15 persona në cilësinë e dëshmitarit.


LEXO EDHE: 


Mapo siguron foton/ Kush është Petrit dhe Afërdita Laze që u plagosën në Allias


Plagosja e çiftit në ‘Allias’/ Autorët me armë dhe maska tentuan t’i grabisin brenda në vilë (FOTO)

“Vodhën para”/ Zbulohet identiteti i çiftit të plagosur në Allias



Pas