Kronika

Plagosja në Kavajë, Policia: Në kërkim bashkëpunëtorët e autorit, çfarë u sekuestrua





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:43 - 24/05/20 |
mapo.al

Një 29 vjeçar, i identifikuar si Marjus Xhafa është plagosur me armë zjarri në orët e para të kësaj të diele në Kavajë. Policia bën me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Viskont Hysi, 27 vjeç, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysëm ndjekje është vënë në pranga.


****


Burime policore shepjegojnë se sherri ka nisur për motive të dobëta dhe ka sjellë përplasjen me armë mes Marjus Xhafës dhe Viskont Hysit. 27-vjeçari Viskont Hysi është arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, S.V., 40 vjeç dhe E.C., 35 vjeç.


Policia ka sekuestruar një antiplumb, dy automjete dhe katër telefona celular. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin që drejtohej nga Hysi, brenda të cilit u gjetën një gëzhojë, një antiplumb, 4 aparate celular, si dhe një automjet tjetër në pronësi të tij.


Njoftimi i Policisë: 

Kavajë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 29- vjeçari M. Xh.

Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e 29-vjeçarit. Shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij. Sekuestrohet një antiplumb, dy automjete dhe katër telefona celular.

Policia e Kavajës, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit, tek ish-fabrika e letrës, në Kavajë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M. Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën, organizoi punën duke ngritur pika kontrolli, krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Falë reagimit në kohë, rrethimit të zonës dhe veprimeve të shpejta e profesionale, pas disa minutash u bë e mundur kapja e njërit prej autorëve të dyshuar të plagosjes me armë të 29-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve u bë e mundur gjetja e automjetit me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes autori kryesor dhe falë administrimit të provave materiale dhe informacioneve të marra në rrugë operative, u bë zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes.

Në përfunim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes, kryer në bashkëpunim me shtetasit S. V., 40 vjeç dhe E. C., 35 vjeç.

Të dy këta shtetas u shpallën në kërkim, së bashku me automjetin që janë larguar dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e automjetit në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim’’ e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

LEXO EDHE: 

Të shtëna me armë gjatë natës në Kavajë, plagoset 29-vjeçari


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas