Kryeministri Edi Rama reagon për plagosjen e sekretarit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni, pasditen e djeshme, brenda në zyrën elektorale.
Rama thotë se autori nuk ka asnjë lidhje me PS, por sipas tij është militant i PD.
“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!“, shkruan Rama.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim për ngjarjen, tre persona. Përveç Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i cili qëlloi me pistoletë në këmbë Okshtunin, duke e lënë të plagosur, janë shpallur në kërkim edhe 29-vjeçarët Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.