Aktualitet

Plagosja në Kuçovë, Xhuljano Kapllanaj: U zumë me fjalë, ai nxori pistoletën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:49 - 21/07/21 |
mapo.al

Zbardhet dëshmia e të riut Xhuljano Kapllanaj, i cili u plagos me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Kuçovë. Përpara policisë ai ka deklaruar se ngjarja ndodhi krejt papritur dhe s’e kishte menduar se situata do agravonte deri në përdorimin e armës.






Kapllanaj thekson se u plagos nga 29-vjeçari Robert Gjika. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.


Burime bëjnë me dije se dy të rinjtë që janë konfliktuar me njëri-tjetrin janë banorë të së njëjtës lagje në këtë qytet.





“Nuk e mora vesh si ndodhi aq papritur. U zumë me fjalë dhe nuk e mendoja që situata do të agravohet, Robert Gjika mori armën dhe më plagosi në dorë”, i ka thënë ai Policisë.



Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur Policia dhe ambulanca e cila ka bërë të mundur transportimin e 25-vjeçarit Kapllanaj drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia po heton për shkaqet e nisjes së konfliktit mes dy të rinjve.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë, plagoset Xhuljano Kapllanaj (DETAJE)


Kush është Xhuljano Kapllanaj
Kujtojmë se 25-vjeçari i plagosur sot, në vitin 2017 është arrestuar nga policia pasi është kapur me armë zjarri. Asokohe, kur ishte 21 vjeç, Kapllanaj nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar duke ikur me vrap.

Në prezencë të policisë, duke vrapuar, i riu hodhi armën e zjarrit tip ‘Berreta’ në tokë. Gjithashtu në çantën që mbante me vete, iu gjet dhe një fishek i kalibrit 9 mm.

Asokohe mbi të riun rëndonin akuzat për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


Arma që iu sekuestrua Xhuljano Kapllanajt në vitin 2017

LEXO EDHE:

Të shtëna me armë zjarri në Kuçovë, plagoset Xhuljano Kapllanaj (DETAJE)

26


Etiketa: , , ,

Pas