Aktualitet

Plagosja në Lezhë, konflikti nisi për 1 karikues celulari (Detajet)






               Publikuar në : 08:35 - 11/09/19 |
mapo.al

Aleksandër Dedgjonaj është personi që qëlloi me armë Ardian Kolën, mbrëmjen e djeshme në Lezhë. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe duket se gjithçka ka lidhje me bizneset e dy lezhjanëve.


Të dy njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njëri-tjetrin. Ardian Kola ka shkuar në dyqanin e Aleksandër Dedgjonaj për të blerë një karikues. Pasi ka blerë karikuesin ka konstatuar se ai nuk punonte dhe është nisur drejt dyqanit të Aleksandër Dedgjonajt.

Ardian Kola i ka thënë se karikuesi nuk punon dhe më pas janë konfliktuar fizikisht. Pas kësaj Dedgjonaj ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë 37-vjeçarin Kola, i cili po merr mjekim në spital.

I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh dhe të dy bizneset i kanë ngjitur me njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit

Vijon ndjekja për kapjen e tij

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:

Lezhë/ Qëllohet me armë zjarri një person pranë Katedrales (EMRI)


Etiketa: , , ,

Pas