Aktualitet

Plagosja në Lezhë, Policia në kërkim të autorit, ngjarja pas një sherri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:17 - 01/12/20 |
mapo.al

Policia e Lezhës ka bërë reagimin e parë pas plagosjes së një 43-vjeçari sot në fshatin Balldre.



Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive ende të paqarta dhe i plagosur mbeti Hilë Gjini.


Uniformat blu po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili është identifikuar tashmë.



Sipas Policisë, autori i dyshuar i ngjarjes është Gj.Gj, banor në fshatin Balldre.



Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, kur Hilë Gjini teksa doli nga shtëpia hipi në makinë. Në këtë moment, Gj.Gj i afrohet automjetit dhe e qëllon me dy plumba.


Në makinë ndodheshin edhe dy fëmijët e 43-vjeçarit, të cilët po i dërgonte në shkollë.

Njoftimi i Policisë

Në fshatin Balldre, Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, shtetasi Gj.Gj.,ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin H.Gj.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre, i cili është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit. 

LEXO EDHE: 

Plagosja në Lezhë, Policia në kërkim të autorit, ngjarja pas një sherri


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas