Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me plagosjen e 19-vjeçarit Redi Kaçorri këtë pasdite tek stadiumi ‘Dinamo’
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti çasti mes 19-vjeçarit dhe dy personave të tjerë.
Dy autorët të cilët dyshohet se kanë qëlluar të riun ende janë identifikuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.
LEXO EDHE: