Aktualitet

Plagosja në Vlorë/ Vajza i kishte dhënë fund lidhjes, 30-vjeçari nuk pranonte














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:45 - 25/09/21 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Vlorë ku 30-vjeçari Fadil Nikaj qëlloi me armë zjarri 20-vjeçaren Kostandina Zanaj, nga Berati.






Kjo e fundit ka mbetur e plagosur si pasojë e të shtënave me pistoletë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.


Mëson se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një histori dashurie e prishur, për të cilën 30-vjeçari nuk binte dakord. Dyshohet se agresori dhe 20-vjeçarja Kostandina Zanaj, e cila ishte studente në Vlorë, kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme, e cila kishte marrë fund.







Autori, kishte lënë takim me 20-vjeçaren në një lokal, ndërsa me vete kishte një pistoletë dhe dy granata dore.



Sapo ajo ka mbërritur në ambientet e Bar-it ai e ka tërhequr me forcë dhe e ka qëlluar me armë zjarri.



Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një granatë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjetën dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Lexo edhe :  E rëndë në Vlorë/ Humb jetën 36-vjeçari, po ngarkonte materiale në makinë

Reagimi i Policisë
Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes. Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, studente në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

57


Etiketa: , , ,

Pas